Takimi i 28-të mbi Eficencën e Energjisë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë
Me datë 9-10 mars 2022, përfaqësues nga AEE morën pjesë në mbledhjen e 28 të grupit të koordinimit të Sekretariatit të Komitetit të Energjisë në Vjenë. Në këtë takim pati pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Tematika e mbledhjes ishte raportimi i secilit shtet mbi transpozimin e neneve 9-11 dhe transpozimin e nenit 14 të Direktivës mbi Eficencën e Energjisë.
Në mbledhje u diskutuan hapat e mëtejshme të këtij procesi të përafrimit të bazës ligjore midis të drejtës evropiane e ndërkombëtare me atë të legjislacioneve kombëtare përkatëse të vendeve të sipërpërmendura. Deri tani, Shqipëria ka përafruar pjesërisht pjesën me të madhe të kësaj direktive, por nevojitet ende punë për finalizimin e saj.
Gjithashtu, u mbajt dhe takimi i koordinimit të donatorëve, ku tashmë kanë një platformë në faqen e Sekretariatit të Komitetit të Energjisë, ku paraqiten të gjitha projektet energjetike në rajon.
Për më shumë info: https://www.energy-community.org/regionalinitiatives/infrastructure/donors.html