LISTA E SUBJEKTEVE TË KUALIFIKUARA PËR OFRIMIN E SHËRBIMIT TË SHITJES DHE INSTALIMIT TË PANELEVE DIELLORE PËR NGROHJEN E UJIT PËR 2000 (DY MIJË) KONSUMATORË FAMILJARË.
Konsumatorët familjarë që do aplikojnë për përfitim mase mbështetëse do mund të marrin shërbimin vetëm në një nga subjektet e publikuara me poshtë nga Agjencia e Eficencës së Energjisë. Zgjedhja për konsumatorët familjare do të jetë e lirë duke patur parasysh që qyteteti ku ata kërkojnë të përfitojnë masën mbështetëse të korrespondojë me qytetet ku subjektet tregetare kanë deklaruar se marin përsipër ofrimin e shërbimit.
Konsumatorët familjarë që do të zgjedhin një subjekt tjetër që nuk bënë pjesë e listës së mëposhtëme nuk do të bëhet pjese e skemes për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga konsumatorët familjarë e cila synon subvencionimin deri në masën 70 % të kostos nga Agjencia për Eficencën e Energjisë
Aplikimi dhe përzgjedhja e subjekteve nuk sjell angazhime detyruese për Agjencinë për Eficencën e Energjisë. Qëllimi i kësaj përzgjedhje bëhet për të krijuar lehtësirat e nevojshme për aplikim të abonentëve familjarë në këtë skemë mbështetëse.
Në rast të nevojës për sqarime, lutem kontaktoni pranë zyrave të Agjencisë për Eficencën e Energjisë në adresën e mëposhtme dhe me personin e kontaktit:
Agjencia për Eficencën e Energjisë
Adresa: Rruga Viktor Eftimiu,Tiranë
Personi i Kontaktit: Orjon Islamaj
Email: info@eficenca.gov.al