Thirrja për Ofruesit e Shërbimit në kuadër të Programit të dytë të Subvencionimit për Sistemet e Ngrohjes së Ujit me Panele Diellore
Në mbështetje të VKM Nr. 733 datë 27.11.2024 “Për miratimin e skemës mbështetëse për arritjen e objektivit kombëtar për burimet e rinovueshme të energjisë në sektorin e ngrohjes dhe ftohjes” dhe Urdhërit Nr. 326, datë 31.12.2024 “Për përcaktimin e kuotave, kritereve, rregullave, procedurave, dhe metodologjisë për klientët familjarë që përfitojnë nga masat e mbështetjes me financim për sistemet për ngrohjen e ujit me depozitë me panele diellore”.
Objektivat:
Reduktimi i konsumit të energjisë elektrike
Përmirësimi i furnizimit me ujë të ngrohtë
Ulja e emetimeve të CO2
Detajet e Aplikimit:
Subjektet tregtare (fizike apo juridike) të interesuara për të ofruar shërbimin e instalimit të sistemeve për ngrohjen e ujit me panele diellore duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- a) Të jenë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, sipas legjislacionit në fuqi, të kenë status aktiv dhe të kenë në fushën e veprimtarisë objektin e financimit;
- b) Të vërtetojnë se nuk kanë detyrime ndaj organeve tatimore;
- c) Të sigurojnë dokumente që vërtetojnë se garancia e pajisjes është në përputhje ose më e madhe sesa koha e përcaktuar në urdhrin e ministrit sipas pikës 1, të ndarjes II.3, të kreut II; (Panelet e instaluara shoqërohen me një garanci 5 (pesë) vjeçare nga subjekti instalues;
ç) Të disponojnë skedën teknike të instalimit termik, sipas kritereve teknike të kërkuara;
- d) Të disponojnë preventivin/ofertën për instalimin termik, duke përfshirë dhe kostot e transportit e të instalimit. Oferta financiare do të jetë detyruese dhe ofertuesi nuk mund të lëshojë faturë me çmim të ndryshëm nga oferta e paraqitur për çdo aplikues në varësi të qytetit;
- dh) Të deklarojnë një listë statistikore të qyteteve ku mund të ofrojnë shërbimin;
- e) Të disponojnë një deklaratë përgjegjësie për çdo kontrate shitjeje, sipas së cilës pranojnë kryerjen e shërbimit kundrejt konsumatorëve familjarë nga shitja deri te kolaudimi i sistemit termik, brenda afatit të përcaktuar në urdhrin sipas pikës 1, të ndarjes II.3, të kreut
Kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “e”, plotësohen përmes dorëzimit të një deklarate.
Lista e kërkuar e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim:
Lista e dokumenteve që duhet të paraqesë operatori për aplikim është, si më poshtë vijon:
a) Një Kërkesa për regjistrim si operator, e nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor, e cila përmban të dhënat e subjektit, NIPT-in dhe adresën;
b) Ekstrakt historik nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
c) Vërtetim se nuk kanë detyrime nga organet tatimore;
d) Vërtetimi mbi garancinë e sistemit;
e) Skeda teknike për komponentët kryesorë të sistemit. (Ku të tregohet qartë viti i prodhimit si dhe origjina e produktit);
f) Preventivi /oferta për instalimin termik, duke përfshirë dhe kostot e transportit e të instalimit. Oferta financiare do të jetë detyruese dhe ofertuesi nuk mund të lëshojë faturë me çmim të ndryshëm nga oferta e paraqitur për çdo aplikues në varësi të qytetit;
g) Formularin e vetëdeklarimit sipas shtojcës 2 të Urdhërit Nr. 326, datë 31.12.2024. SHTOJCA 2 ↓
II.Specifikat Teknike të Kërkuara:
TABELA E KËRKESAVE MINIMALE PËR SISTEMET DIELLORE PËR NGROHJEN E UJIT
Sistemi i propozuar përmban të paktën (respektivisht modelit): | ||||
1 | Depozita (Emaluar ose inoks) | 160 litra | 200 litra | 300 litra |
2 | Sipërfaqja Kolektorëve | ≥1.5 m2 | ≥2 m2 | ≥3 m2 |
3 | Struktura mbajtëse | Po | Po | Po |
4 | Solucion antingrirje (% e solucionit në sistem) | ≥20% | ≥20% | ≥20% |
5 | Valvul moskthimi | Po | Po | Po |
6 | Valvul ajërnxjerrëse | Po | Po | Po |
7 | Rezistencë elektrike | ≥2 kWh | ≥2.5 kWh | ≥3.5 kWh |
8 | Tubacione | 20 metër | 20 metër | 20 metër |
9 | Termoizolim tubacionesh | 9 mm | 9 mm | 9 mm |
Shënim: Valvulat sipas pikës 5 dhe 6 të jenë sipas standardit EN 1489 |
Operatorët ekonomikë dërgojnë ofertat ekonomike për modelet e pajisjeve që ato tregtojnë, të cilat plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë thirrje në përputhje me VKM nr.733 datë 27.11.2024 dhe të Urdhërit Nr. 326, datë 31.12.2024. Pajisjet e ofruara duhet t’i përkasin dy klasave më të larta të eficencës së energjisë, në përputhje me ligjin për etiketimin e produkteve me ndikim në energji dhe akteve nënligjore përkatëse.
Dorëzimi:
Dokumentacioni mund të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të Agjencisë për Eficencën e Energjisë Blv. Bajram Curri, Rruga Viktor Eftimiu, ish godina e KESH, Kati i IV Teknik ose elektronikisht në e-mail info@eficenca.gov.al .
Afati:
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Agjencisë për Efiçencën e Energjisë brenda datës: 17.02.2025 ora 10.00
Aplikimet për konsumatorët familjar do të hapen në datë 24.02.2025 ora 00:00 në portalin : www.panelet.eficenca.gov.al
Për çdo pyetje të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni:
Agjencia për Eficencën e Energjisë
Adresa: Rruga Viktor Eftimiu,Tiranë
Personi i Kontaktit: Orjon Islamaj
Email: info@eficenca.gov.al