Informacion për Konsumatorët familjarë të interesuar për tu bërë pjesë e thirrjes së dytë për subvencionimin e paneleve diellore për ujin e ngrohtë sanitar
Mënyra e Aplikimit:
Aplikimi do të kryhet vetëm Online në portalin www.panelet.eficenca.gov.al . Tek rubrika Manuali i përdorimit do të gjeni hapat që duhet të ndiqni për tu regjistruar dhe për të aplikuar. Gjithashtu do të publikohet edhe nje video ilustruese për këtë qëllim. Ftojmë qytetarët të tregohen të kujdesshëm në plotësimin e të dhënave gjatë regjistrimit. Cdo aplikant do të shohi në kohë reale renditjen e tij. Parimi i përdorur për përcaktimin e fituesve do të jetë “i pari që paraqitet, i pari shërbehet”. Numri i fituesve nuk do të jetë më shume se 2000 familje. Procesi i dorëzimit të kërkesave nis në orën 00:01 të datës 24.02.2025 . Me dorëzimin e kërkesës, kërkuesi pajiset me një numër rendor dhe merr përgjigje brenda 2 (dy) ditëve pune për pranimin ose jo të aplikimit të tyre. Vlerësimi i kërkesave bëhet sipas numrit rendor. Aplikimet që nuk kualifikohen, njoftohen për arsyet e mospranimit të aplikimit dhe kanë të drejtë të çelin një aplikim të ri, duke humbur numrin rendor të mëparshëm.
KUJDES: Konsumatorët familjar të shpallur fitues në thirrjen e parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë/kontratë energjie.
Kriteret për Kualifikim:
- a) të kenë një konsum mesatar mujor të energjisë elektrike për vitin 2024 më të madh se 400 kWh
(Nga ky kriter përjashtohen konsumatorët familjar të cilët kanë në përbërjen e tyre pjesëtar të familjes me ndihmë ekonomike)
- b) të mos jenë debitorë ndaj OSHEE-së/FSHU-së;
- c) të zotërojnë certifikatë pronësie për banesën ose njësinë e banimit (rastet që janë në proces legalizimi nuk do të konsiderohen).
Lista e kërkuar e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim:
1. Letërnjoftimi (pasaportë/kartë identiteti); (Në formatin PDF)
2. Certifikata Familjare; (Në formatin PDF)
3. Certifikatë Pronësie; (Mund të pranohen edhe Leje e Legalizimit dhe Vërtetim Hipotekor i rifreskuar por jo banesa në proces legalizimi) (Në formatin PDF)
4. Faturat e energjisë elektrike për vitin 2024 (Janar-Dhjetor) mesatarja e se cilave nuk duhet te jete me e ulet se 400 kWh në muaj; (Në formatin PDF)
5. Të paraqesin vërtetim debie që të vërtetojë se nuk janë debitorë kund↓rejt OSHEE/FSHU për pagesën e energjisë elektrike, ose janë në një marrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura; (Në formatin PDF)
6. Foto në të cilat tregohet qartë pamja e jashtme e objektit ku do të instalohen panelet diellore për ngrohjen e ujit. (Në formatin PNG ose JPG)
7. Sipas rastit dokument që vërteton se janë përfitues të ndihmës ekonomike nese ka nuk meret parasysh kushti i pikës 4; (Në formatin PDF)
8. Formulari e vetëdeklarimit sipas Shtojcës nr. 2. (Në formatin PDF, këtë dokument mund ta shkarkoni këtu).
Për secilin nga dokumentet e mësipërme do të keni një dritare të vecant në portalin panelet.eficenca.gov.al , për këtë arsye duhet ti skanoni vec e vec dhe jo në një dokument të vetëm.
Për më tepër ndiqni videon shpjeguese për aplikim si më poshtë:
Media error: Format(s) not supported or source(s) not found
Download File: https://eficenca.gov.al/wp-content/uploads/Eficenca-Walkthrough-perfundimtar.mp4?_=1
KUJDES: Mos e dërgoni aplikimin nëse nuk e keni dokumentacionin të plotë ose e keni gabim, pasi nuk ka fazë për plotësim dokumentacioni. Nëse aplikimi nuk është i plotë ai do të refuzohet, ju do të humbisni rradhën dhe do duhet te riaplikoni.
Për çdo pyetje të mëtejshme, paqartësi apo problematika gjatë aplikimit, ju lutemi kontaktoni:
Agjencia për Efiçencën e Energjisë
Adresa: Rruga Viktor Eftimiu, Tiranë
Email: info@eficenca.gov.al
Nr. Jeshil : 042229920