Nr | Data e Kerkeses | Objekti i kerkeses | Data e pergjigjes | Pergjigje | Menyra e perfundimit te kerkeses | Tarifa | |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 05.01.2025 | Pershendje A eshte ne fuqi aplikimi per dush panel diellor. | 06.01.2025 | Pershendetje, Thirrja per aplikime do te behet e re tani ne fillim te vitit, aplikimet e meparshme nuk do te jene te vlefshme per shkak te kohes se gjate qe ka kaluar nga aplikimi i pare dhe disa ndryshimeve qe do te kete ne kriteret e kualifikimit. Do te kete ne fillim nje thirrje per subjektet qe do te instalojne panelet me pas do te kete thirrje per qytetaret. Gjithsesi do te kete njoftime ne faqet tona zyretare per datat fikse te hapjes se aplikimeve. Faleminderit! | E Plote | Nuk ka | |
2 | 19.12.2024 | Përshëndetje, Duke qenë se sistemi me llogarinë që kam punon shumë ngadalë , kërkoj të hap një tjetër. Falemindrit ! D. T | 19.12.2024 | Pershendetje, Ju lutem me dergoni nje email te ri te cilin ju nuk e keni perdorur me pare ne sistem me qellim vazhdimin e procedures se hapjes se userit te ri. Faleminderit! | E Plote | Nuk ka | |
3 | 11.11.2024 | Përshëndetje! E nderuar Znj. Koordinatore, Qendra “Res Publica”, është person juridik i regjistruar në gjykatë me Vendimin nr. xxx dt.x.x.2010, përfaqësuar nga Z. D M Adresa: Blv “Gjergj Fishta”, Nd.24, H.3, Ap.7, Tiranë Email: qendra.respublica@gmail.com Qendra Res Publica është e angazhuar ti shërbejë publikut për të bërë transparencën e institucioneve e cila ndikon drejtëpërsëdrejti në mirëqeverisjen e vendit. Në shërbimin online www.publeaks.al ka mbërritur kërkesa e një qytetari për tu informuar në lidhje me: · Cili është projetkuesi dhe zbatuesi i instalacionit të vendosur pranë urës së Pallatit me Shigjeta? · Për çfarë shërben ky instalacion? · A prodhon energji? Nëse po, sa wat? · Sa ka kushtuar ky instalacion? · Në cilin zë të shpenzimeve janë futur shpenzimet e këtij inatalacioni? Bashkangjitur këtij emaili gjeni kërkesën e Qendrës "Res Publica". Duke mbetur në pritje të një përgjigjeje të shpejtë dhe pozitive nga ana Juaj, Ju falenderoj për mirëkuptimin. Me respekt, | 21.11.2024 | Pershendetje, bazuar ne kerkesen tuaj ju informojme si me poshte: Projektuesi i pemës eolike të vendosur pranë urës së Pallatit me shigjeta është "Newworldwind" ndërsa instaluesi i instalacionit është "Euroelektra" shpk. Structure All in One Snew Wind Tree i pajisur me Aeroleaf, inverter i cili shndërron lëvizjen e erës në energji elektrike. Fuqia totale 10800Watt. Energjia e prodhuar nga ky instalacion shkon per mbulimin e kostove te energjise elektrike per ndricimin rrugor. Impianti Eolik Aeroleaf Wind Tree ka kushtuar 7,909,613 lekë duke perfshire te gjitha kostot dhe eshte financuar nga Buxheti i Shtetit. Faleminderit ! | E Plote | Nuk ka | |
4 | 19.11.2024 | Pershendetje. Ju lutemi na dergoni pak shtojcen 1 qe te plotesojme informacionin e kerkuar per eficencen e energjise, bashkia Finiq. dr. planifikimit territorit Bashkia Finiq Faleminderit | 19.11.2024 | Pershendetje, Bshklidhur gjeni shtojca 1 Faleminderit | E Plote | Nuk ka | |
5 | 14.10.2024 | Pershendetje! Jam i interesuar per licencat te cilat me duhen si kompani panelesh fotovoltaike dhe cfare duhet per ti mare ato! Jam i interesuar per kete informacion Faleminderit | 23.10.2024 | Pershendetje, Agjencia per Eficencen e Energjise nuk eshte Institucioni perkates qe mund te jape nje pergjigje per interesimin tuaj. Faleminderit! | E Plote | Nuk ka | |
6 | 22.10.2024 | Pershendetje Duke ju uruar qe ky email tju gjeje sa me mire, Kerkoj informacion nese ka ndonje njoftim per provimin e Audituesve te Energjise. Gjithe te mirat A. H | 23.10.2024 | Pershendetje, Ende nuk ka nje date te percaktuar nga Komisioni per Testim dhe Certifikim per testimin e Audituesve te Energjise. Faleminderit! | E Plote | Nuk ka | |
7 | 19.09.2024 | Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe në vijimësi të procedurës për shqyrtimin të aplikimit, për leje ndertimi për ndërtim të ri me sipërfaqe më të madhe se 250m2, për objektin ".........................” me zhvillues Shoqëria “................”sh.p.k., me adresë :......................, po ju dërgojmë gjithashtu nëpërmjet e-mail, dokumentacionet e detyrueshme për konfirmimin e plotësisë, së Eficencës Energjitike të ndërtesës sipas legjislacionit në fuqi. | 23.09.2024 | Përshëndetje, Në përgjigje të kërkesës tuaj ju informojmë se: Nga dokumentacioni në formatin elektronik për objektin “...........................”, konstatojmë se është i pajisur me Certifikatën Paraprake të Performancës së Energjisë. Për sa më sipër, objekti është në përputhje me Ligjin Nr.124/2015 “Për Eficencën e Energjisë”, Urdhërin Nr. 5, datë 12.01.2021, Ligjin Nr. 116/2016 për Efiçencën e Energjisë në Ndërtesa dhe VKM Nr.537, datë 08.07.2020. Ju faleminderit për bashkëpunimin! | E Plote | Nuk ka | |
8 | 08.08.2024 | Pershendetje, Kerkoj ndjese per shqetesimin. Pas refuzimit te kerkeses se pare po riaplikoj serish per nenshkrimin elektronik si me poshte: Numri i aplikimit eshte: RNE............. ID I......................Q Ju lutem neqoftese keni mundesi te me suportoni me pershpejtimin per nxjerrjen e nenshkrimit elektronik. Shpresoj ne mirekuptimin tuaj. Faleminderit paraprakisht. Best Regards. Eng. G K | 12.08.2024 | Pershendetje, Agjencia per Eficencen e Energjis nuk ka ne juridiksionin e saj aplikime per nxjerrje te nenshkrimeve elektronike. Ju duhet ti drejtoheni institucioneve perkatese per kete lloj procedure. Faleminderit! | E Plote | Nuk ka | |
9 | 10.07.2024 | Pershendetje..dua nje info. Per panelet fotovoltaike per prodhim energjise per hotelin tim...1..a duhet leje ..nga bashkia..2 a ka ndonje grant nga qeveria. 3 a mund ta shesim energjine tek oshee pas sezonit veror..kam nje subjekt hotel ne velipoje..ju flm | 02.08.2024 | Pershendetje, Ministria e Infrastruktures dhe Energjise nepermjet Agjencise per Eficencen e Energjise ka ofruar rimbursimin e 70% te vleres per panele diellore per ngrohjen e ujit sanitar per konsumatoret familjar dhe jo per panele fotovoltaike per prodhim te energjise . Ju duhet ti drejtoheni AKBN ne lidhje me informacionin qe kerkoni pasi Institucioni jone nuk eshte pergjgjegjes per prodhimin e energjise nepermjet paneleve djellore. Faleminderit! | E Plote | Nuk ka | |
10 | 07.07.2024 | Pershendetje, A ofroni me instalime te paneleve diellore me 70% ulje ju lutem. Përshëndetje të Perzemerta, E | 02.08.2024 | Pershendetje, Per momentin thirrja e pare ka perfunduar dhe aplikimet jane nderprere deri ne hapjen e thirrjes se dyte, por ende nuk ka nje date per rifillimin e aplikimeve per perfitimin e 70% te paneleve diellore per ngrohjen e ujit sanitar, pasi pritet nje udhezim nga ministria perkatese e Infrastruktures dhe Energjise. Per sa i perket menyres se aplikimit ne momentin qe do te hapet thirrja do te kete nje manual se si mund te aplikohet. Faleminderit! | E Plote | Nuk ka |