Veprimet tona sot përcaktojnë të ardhmen. Eficenca e energjisë është mundësia jonë e vetme për nje zhvillim të qëndrueshem, pa ndotur mjedisin.
Agjencia për Eficencën e Energjisë garanton zbatimin e masave dhe politikave që kanë për qëllim nxitjen e shfrytëzimit me eficencë të energjisë dhe sigurimin e një jete më të mirë për qytetarët shqiptarë.
Nga banesat, mjetet e transportit, mjediset publike dhe deri te industritë e mëdha… është koha të reagojmë tani! Ta përdorim energjinë tonë në mënyrë të përgjegjshme!
Përgatitja
zbatimi dhe monitorimi i politikave dhe programeve për efiçencën e energjisë në sektorët e ndertesave, industrisë, transportit dhe bujqësisë.
Përgatitja dhe monitorimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Eficiencën e Energjisë.
Mbështetja e zhvillimit të masave zbatuese për Etiketimin dhe Ekodizajnin e Energjisë.
Përgatitja e standardeve, normave dhe rregulloreve teknike.
Bashkëpunon me organet e akreditimit për marrjen e informacionit mbi rezultatet e testeve dhe matjeve dhe për përmbushjen e standardeve kombëtare të efikasitetit të energjisë.
Mbledhja së bashku e aktorëve përkatës për financimin e projekteve të efiçiencës së energjisë.
Vlerësimi i Interesit të Biznesit Shqiptar për Fotovoltaikët Diellorë në Qarkun e Tiranës