Si të kursejmë energji elektrike: sistemi ngrohës/ftohës
Kur flitet për eficencë energjie, fjala kyç është përherë kursimi.
Kursimi i energjisë, përpos përmirësimit të infrastrukturës, zgjedhjet alternative me kosto oportune, një rëndësi të veçantë ka edhe përdorimi i këshillueshëm, që sjellin ekspertët e eficencës së energjisë.
Për sa i përket sistemit të ngrohjes, analizat kanë treguar se ulja e temperaturës së termostatit me 1°C mund të reduktojë konsumin në ngrohje me rreth 10%. Gjithashtu, gjatë orëve të natës, sugjerohet ulja e temperaturës së termostatit në 18°C ose fikja e tij nëse ambientet nuk shfrytëzohen.
Një këshillë praktike veçanërisht për institucionet dhe godinat me qarkullim të shpeshtë të njerëzve, sugjerohet mbyllja e dritareve dhe dyerve në ambientet ku sistemi i ngrohjes është ndezur dhe të mënjanohet hapjen e tyre kur është e mundur. Ndërkohë për sa i përket banesave, këshillohet që sistemet e ngrohjes të fiken në ambientet që nuk okupohen dhe kur banorët dalin nga shtëpia. Si një element me vlerë rekomandohet që kur është e mundur të përdoren pompat e nxehtësisë, pasi konsumojnë 1/3 e energjisë krahasuar me sistemet e tjera.
Nga ana tjetër, duke qenë se stina e nxehtë tashmë ka nisur, ekspertët sjellin disa këshilla me vlerë se si të kursejmë energji, edhe para për rrjedhojë, Në sistemet e ftohjes duhet të caktohet një temperaturë në 26°C – 27°C për të optimizuar përdorimin e energjisë. Ndërkohë, mbyllja e dritareve dhe dyert në ambientet ku sistemi i ftohjes është ndezur bën që të ruhet një temperaturë konstante e shëndetshme. Nëse duhet të qëndrojnë të hapura dyert dhe/ ose dritaret, apo nuk okupohen atëherë sugjerohet që sistemi i ftohjes të fiket
Kondicionerët duhet të mirëmbahen rregullisht, përndryshe performanca e tyre reduktohet tepër. Mirëmbajtja duhet bërë në mënyrë periodike duke pastruar filtrat apo/dhe kontrolluar /shtuar gaz frigoriferik nëse është e nevojshme.