Rikonstruksion i qendrës së kulturës “Fato Berberi”
A4-1.3-8/GOAL nZEBs/WP3/Deliverable3.4.2/I&W/PB.4
Agjencia për Eficencën e Energjisë po kërkon propozime për Kontraktor Punimesh në Shqipëri me asistencë financiare nga Greece Collaborates with ALbania for nZEBs, Programme 2014 – 2020 Interreg IPA CBC Greece – Albania. Udhëzimet e plota për aplikantët janë në dispozicion për konsultim në faqen e mëposhtme të internetit: www.eficenca.gov.al , gjithashtu dokumentet e tenderit në anglisht mund të tërhiqen nga tenderuesit e interesuar të kualifikuar me dorëzimin e një kërkese me shkrim në adresën më poshtë:
Agjencia për Eficencën e Energjisë
Afati përfundimtar për dorëzimin e propozimeve është ora 10:00 Koha e Evropës Qendrore në 27.07.2021.
Në kuadër të proceseve të Integrimit si dhe në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për Integrimin Evropian”, në vijim gjeni ftesat për pjesëmarje për kapitujt 10, 14, 15, dhe 21.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e institucionit kryesues për Kapitullin 15 “Energjia” po organizon tryezën e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian dedikuar këtij kapitulli.