Mbështetja për transformimin e territoreve mesdhetare në zona jetese të gjelbra është bërë një realitet falë Misionit të Zonave të Jetesës së Gjelbër! Zbuloni më shumë rreth këtij projekti emocionues Interreg Euro-MED më poshtë.
Në kuadër të sfidave të ndryshimeve klimatike dhe përshtatjes ndaj efekteve të tij, veçanërisht në kontekstin mesdhetar, është thelbësore të rimendojmë modelet ekzistuese dhe të gjejmë mënyra efektive për të dekarbonizuar ekonominë në të gjithë sektorët. Kjo duhet bërë në mënyrë efikase, gjithëpërfshirëse, dhe të barabartë.
Projekti Dialogue4LivingAreas, pjesë e Misionit të Zonave të Jetesës së Gjelbër, synon të zbatojë konceptin e ‘zonave të gjelbra të jetesës’ në Mesdhe përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse që përmban:
· Promovimin e efiçencës së energjisë,
· Krijimin e komuniteteve të energjisë,
· Mbështetjen e transportit të qëndrueshëm urban,
· Përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe ujërave,
· Zhvillimin e bujqësisë urbane dhe periurbane.
Në bashkëpunim me Community4LivingAreas – një projekt paralel i Komunitetit Tematik – Dialogue4LivingAreas do të angazhojë komunitetet lokale me qëllim zhvillimin e gjelbër, për të zvogëluar ndikimet klimatike në ekosistemet e rajonit.
Ky projekt do të ndërtojë dialog të strukturuar mes politikëbërësve dhe palëve të tjera të interesit përmes një mekanizmi mbështetës inovativ në kuadër të Komunitetit të Punës Euro-Med për Dialogun Institucional të Zonave të Gjelbërta (EUCLID). Synimi është përforcimi i bashkëpunimit në zonën mesdhetare dhe përmirësimi i transferimit të nismave dhe politikave publike.
Gjatë shtatë viteve të ardhshme, aktivitetet e këtij projekti do të mbështesin dhe fuqizojnë njëra-tjetrën, duke rritur numrin e aktorëve të përfshirë dhe duke zgjeruar fushëveprimin. Në fund, projekti do të përfundojë me krijimin e një Asociacioni të Dialogut Institucional të Zonave të Gjelbërta Euro-Mesdhetare – Asociacioni EUCLID.
Ky projekt është duke u realizuar në bashkinë e Gjirokastrës dhe përfshin rikonstruksionin e Qendrës së Kulturës “Fato Berberi”, duke përmirësuar ndjeshëm eficencën e energjisë në objekt dhe duke e kthyer atë në godinë me konsum energjie afër zeros.
Ky projekt do të shërbejë si promovues i eficencës së energjisë dhe energjive të pastra dhe projekti do t’i paraprijë trendit në rritje të përdorimit të EV, për t’u shtrirë në të ardhmen në gjithë territorin e Shqipërisë. Ai ka për qëllim kryesor plotësimin e kërkesave të tregut për karikimin e makinave elektrike, uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe uljen e emetimit të CO2 në ndriçimin urban, si dhe përdorimin e makinave elektrike, duke sjellë përfitimet përkatëse mjedisore
Në këtë projekt do të realizohet përmirësimi i sistemit të ndriçimit rrugor dhe dekorativ, vendosjen e paneleve diellore për prodhim energjie, (impiant fotovoltaik Smart Flower, Impiant Eolik Aeroleaf Wind Tree), si dhe karikues automjetesh elektrike me duke realizuar vendosjen si më poshtë;
Prodhimi i energjisë elektrike i gjeneruar nga sistemet fotovoltaike të mësipërme do të përdoren për të furnizuar ndriçimin rrugor, i cili do të zëvendësohet me ndriçues LED me eficencë të lartë. Gjithashtu, në këtë segment do të vendosen 5 stacione karikimi nga të cilat 4 karikuar 2x22kW dhe 1 karikuaes Fast Charger HPC DC 350 kW.
Pamje e segmentit ku po realizohet projekti ”2 Km Smart City”, Rruga e Energjisë së Pastër[/caption]
Agjencia për eficencën e Energjisë në kuadër të mbështjetjes së investimeve për përmirësimin e eficencës së energjisë, ka realizuar investime në 9 ujësjellësa në Bashkinë e Tepelenës dhe Memaliaj (Tepelenë, Memaliaj-fshat, Lekel, Dragot, Veliqot, Dukaj, Kalivac, Metohasanaj dhe Bumbull). Ndërhyrja në këto ujësjellësa konsiston në ndërrimin e pompave ekzistuese plotësisht të amortizuara me pompa të prodhuara me standardet e BE-së dhe me klasë të eficencës së motorrit IE3 (Premium Efficiency), vendosja e paneleve fotovoltaike për prodhim energjie si dhe instalimi i sistemit SKADA, për monitorimin dhe shfrytëzimin sa më efikas në lidhje me konsumin e energjisë elektrike, me objektiv zvogëlimin e konsumit të energjisë në bazë vjetore, si edhe reduktimin emetimit të gazrave CO2.
Në këtë impiant është realizuar investimi për përmirësimin e eficencës së energjisë në 11 stacione dhe konsiston në riparimin e disa pompave dhe ndërrimin e atyre që janë plotësisht të amortizuara, si dhe përmirësimin e sistemit SKADA, për monitorimin dhe shfrytëzimin sa më efikas në lidhje me konsumin e energjisë elektrike. Pompat reja janë të prodhuara me standardet EU dhe me klasë të eficencës së motorrit IE3 (Premium Efficiency).
Për të përmirësuar ndotjen që vjen nga mjetet e transportit AEE është në përfundim të studimit për krijimin e një rrjeti të vendosjes së stacioneve të karikimit për të mbuluar të gjitha nevojat e makinave elektrike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Pas përfundimit të studimit AEE do të aplikojë për fonde për mundësinë e realizimit të këtij studimi.
Një nga ndotësit në mjetet e transportit është edhe transporti urban në qytete si dhe ai midis qyteteve të vendit. Për këtë qëllim po hartohet një studim për eletrifikimin e linjave të transportit urban në tre bashkitë e vendit Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Pas hartimit të studimit do të shihet mundësia e financimit të këtij projekti për të filluar me transformimin e transportit urban duke futur pëdorimin e automjeteve elektrike.
Ky projekt është në fazën përfundimtare dhe synon zëvendësimin e përdorimit të druve të zjarrit për ngrohje, si lënda bazë që përdoret në këtë qytet (zona C), me gaz natyror, që do të merret nga rrjeti TAP, i cili kalon në zonën e qytetit të Korçës. Pas përfundimit të projektit AEE do të aplikojë për mundësinë e realizimit të tij. Ky projekt do të zvogëlojë ndjeshëm ndotjen e ajrit në qytetin e Korçës, emetimin e gazrave serë në atmosferë, si dhe do të ndërpresë prejren e druve në pyje për përdorim për ngrohje.
Ndriçimi urban dhe rrugor kombëtar ka një konsum të konsiderueshëm të energjisë elektrike, edhe për faktin se llambat e ndriçimit janë të vjetra dhe me konsum të lartë të energjisë elektrike. Vendosja e standardeve sipas atyre më të mira ndërkombëtare në ndriçimin urban dhe rrugor në territorin e Shqipërisë, do të detyrojë të gjithë institucionet që investojnë në këtë sektor që të përdorin ndriçues me eficencë të lartë energjie, duke ulur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike si edhe kostot e mirëmbajtjes.
Kontrata e bashkëpunimit e lidhur midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Konferedatës Zviceriane dhe bashkive Berat, Korçë, Përmet dhe Shkodër për projektin e bashkive me energji inteligjente, do të realizojë zëvendësimin e ndriçimit rrugor në disa rrugë të këtyre qyteteve me ndriçim me eficencë të lartë. Projekti parashikohet të fillojë të zbatohet në vitin 2022 dhe AEE do të jetë në rolin e menaxherit të projektit.
Në vazhdim të përmirësimit të punës për realizimit të parametrave të eficencës së energjisë në ndërtesa në bashkëpunim dhe me Universitetin Politeknik të Tiranës po hartohen standarde për kushtë minimale të eficencës në ndërtesa. Vendosja e këtyre standardeve do të rrisë cilësinë e ndërtimit si dhe do të ulë konsumin e energjisë elektrike, si dhe ndotjen mjedisore.
Kjo sipërmarrje nga Agjencia për Eficencën e Energjisë konsiston në një projekt pilot, ku do të ndërhyhet në segmentin lindor dhe perëndimor të unazës së qytetit të Shkodrës. Sistemi i ndriçimit ku do ndërhyhet paraqet një situatë të amortizuar. Mbështetur dhe nga informacioni i ofruar nga Bashkia e Shkodrës mbi gjendjen aktuale vihet re mosfunksionimi i shumë ndriçuesve, vjedhje e linjave elektrike, shtylla të dëmtuara nga makinat, puseta elektrike dhe panele komandimi të dëmtuara. Ata pak ndriçues që janë funksional janë llamba HPS (high pressure sodium) me konsum të lartë energjie, ku fuqia e tyre varion nga 150W-250W si dhe janë ndotës të mjedisit nga përmbajtja e mërkurit. Gjithashtu, disa pjesë të linjës përgjatë segmenteve janë të lidhur direkt në rrjetin e OSHEE-së, duke bërë që të jenë të ndezur gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar humbje të mëdha në konsumin e energjisë. Objektivi i dytë kryesor është ofrimi e insfrastrukturës për stacionet e karikimit të makinave elektrike, gjithashtu edhe pemëve fotovoltaike, si një mënyrë për nxitjen e elektrifikimit të transportit rrugor, i cili është dhe ndotësi kryesor i CO2 në Shqipëri. Kjo do ndikonte drejpërdrejtë në uljen e emetimeve dhe arritjen e objektivave të përcaktuara në Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën.
Projekti që Agjencia për Eficencën e Energjisë do të zhvillojë është një projekt pilot ku do të ndërhyet në 5 ndërtesa eksistuese shumëfamiliare (1,4,6,7,8), të cilat janë evidentuar nga Bashkia e Tepelenës. Në disa nga godinat është kryer suvatimi, por ai tashmë është amortizuar. Kalimi i viteve, lagështia, mungesa e mirëmbajtjes kanë bërë që të gjithë elementët e rinj e të vjetër të fasadave, të amortizohen e të pësojnë dëmtime. Në objekte evidentohen qartë dëmtimet në nivel rifiniture, siç janë rënie e suvatimit dhe plasaritje apo krisje përgjatë saj. Objektivi i këtij projekti pilot është realizimi i të gjitha fazave të projektimit dhe realizimit të zbatimit të punimeve, të cilat do të reflektojnë një ulje të konsumit të energjisë. Një tjetër objektiv i rëndësishëm është përmirësimi i kushteve të komfortit të ambienteve të brendshme të banimit, në përputhje me standardet mjedisore dhe shëndetësore të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi si dhe është sensibilizimi i popullatës nëpërmjet demonstrimit në praktikë të ndërhyrjeve për përmirësimin e eficencës së energjisë
Kjo sipërmarrje nga Agjencia për Eficencën e Energjisë konsiston në një projekt pilot ku do të ndërhyet në 3 ndërtesa eksistuese shumëfamiliare, të cilat janë evidentuar nga Bashkia e Korçës. Objektet janë kryesisht me tulla të plota, të ndërtuara para viteve `90. Në disa nga godinat është kryer suvatimi, por ai tashmë është amortizuar. Kalimi i viteve, lagështia, mungesa e mirëmbajtjes kanë bërë që të gjithë elementet e rinj e të vjeter të fasadave, të amortizohen e të pësojnë dëmtime. Në objekte evidentohen qartë dëmtimet në nivel rifiniture, sic janë rënie e suvatimit dhe plasaritje apo krisje përgjatë saj. Objektivi këtij projekti pilot është realizimi i të gjitha fazave të projektimit dhe realizimit të zbatimit të punimeve, të cilat do të reflektojnë një ulje të konsumit të energjisë. Një tjetër objektiv i rëndësishëm është përmirësimi i kushteve të komfortit të ambienteve të brendshme të banimit, në përputhje me standardet mjedisore dhe shëndetësore të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, si dhe është sensibilizimi i popullatës nëpërmjet demonstrimit në praktikë të ndërhyrjeve për përmirësimin e eficencës së energjisë.
Kjo sipërmarrje nga Agjencia për Eficencën e Energjisë konsiston në një projekt pilot ku do të auditohen ndërtesa shumëfamiljare, të cilat do të propozohen nga bashkitë përkatëse. Këto objekte do të përzgjidhen kryesisht të para viteve `90 dhe ky projekt do të mundësojë një analizim të thellë të situatës së tyre energjetike. Në përgjithësi, në qytetet e propozuara, në blloqet e banimit nuk janë kryer ndërhyrje rikonstruktimi të organizuara dhe nuk janë marrë masa për realizimin e ndërhyrjeve me eficencë të lartë energjetike Objektivi i këtij projekti pilot është realizimi i të gjitha fazave të projektimit me synim realizimin në një fazë të dytë të zbatimit të punimeve, të cilat do të reflektojnë një ulje të konsumit të energjisë.
Kjo sipërmarrje nga Agjencia për Eficencën e Energjisë konsiston në një projekt pilot ku do të auditohen ndërtesa shumëfamiljare, të cilat do të propozohen nga bashkitë përkatëse. Këto objekte do të përzgjidhen kryesisht të para viteve `90 dhe ky projekt do të mundësojë një analizim të thellë të situatës së tyre energjetike. Në përgjithësi, në qytetet e propozuara, në blloqet e banimit nuk janë kryer ndërhyrje rikonstruktimi të organizuara dhe nuk janë marrë masa për realizimin e ndërhyrjeve me eficencë të lartë energjetike Objektivi i këtij projekti pilot është realizimi i të gjitha fazave të projektimit me synim realizimin në një fazë të dytë të zbatimit të punimeve, të cilat do të reflektojnë një ulje të konsumit të energjisë.
Projekti që Agjencia për Eficencën e Energjisë do të zhvillojë konsiston në një projekt pilot ku do të auditohen ndërtesa shumëfamiljare, të cilat do të propozohen nga bashkitë përkatëse. Këto objekte do të përzgjidhen kryesisht të para viteve `90 dhe ky projekt do të mundësojë një analizim të thellë të situatës së tyre energjetike. Në përgjithësi, në qytetet e propozuara, në blloqet e banimit nuk janë kryer ndërhyrje rikonstruktimi të organizuara dhe nuk janë marrë masa për realizimin e ndërhyrjeve me eficencë të lartë energjetike Objektivi i këtij projekti pilot është realizimi i të gjitha fazave të projektimit me synim realizimin në një fazë të dytë të zbatimit të punimeve, të cilat do të reflektojnë një ulje të konsumit të energjisë.
Në këtë projekt do të ndërhyhet duke instaluar sistem fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike me fuqi 14.4kWp. Mbështetur dhe nga informacioni i ofruar nga Bashkia e Fierit mbi gjendjen aktuale të godinës të kopshtit nr.01 Roskovec, është përfunduar rikonstruksioni i godinës së kopshtit duke përmirësuar mjediset dhe hapësirat. Objektivi i këtij projekti pilot është realizimi i të gjitha fazave të blerjes dhe realizimit të zbatimit të punimeve, të cilat do të reflektojnë një ulje të konsumit të energjisë dhe uljes së kostove të vjetore. Objektivi kryesor është ulja e gjurmës së karbonit duke përdorur energji të rinovueshme si dhe rritja e cilësisë së jetesës për qytetarët nëpërmjet demonstrimit në praktikë të ndërhyrjeve për përmirësimin e eficencës së energjisë.