Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit", Agjencia e Efikasitetit të Energjisë (AEE) ka përgatitur Programin e Transparencës për t'u përgjigjur nevojave të informimit të publikut. Ky program synon të sigurojë qasje të hapur dhe transparente në informacionet e nevojshme për qytetarët dhe palët e interesuara.