Agjencia për Eficiencën e Energjisë (AEE)
është person juridik publik buxhetor nën përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
AEE u krijua me VKM Nr.852, datë 7.12.2016 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë për Eficencën e Energjisë”, si dhe filloi funksionimin e saj në vitin 2019 me një staf prej 10 personash në strukturë organizative. Në mars të vitit 2021 struktura e AEE-së u zgjerua, duke e çuar në 20 numrin e punonjësve.
Agjencia për Eficencën e Energjisë ka certifikuar përgjatë 3 viteve 100 auditues të energjisë në ndërtesa, 150 menaxherë të energjisë dhe 11 auditues të energjisë në instalime industriale.
Në shkurt 2021 ka nisur procesi i certifikimit të ndërtesave me lëshimin e certifikatës së parë të performancës së energjisë, duke përdorur programin kompjuterik të miratuar. Deri më sot janë certifikuar më shumë se 39.000 ndërtesa ose njësi ndërtesash. Gjithashtu, AEE ka zhvilluar më shumë se 20 projekte në fushat e transportit, industrisë dhe ndërtesave.