Mbi zbatimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë (EMS)
Kur diskutohet për planet e veprimit, zbatimet e strategjive dhe praktikave të mira, ekspertët e fushës sjellin për zbatim modelet më të duhura, të cilat janë provuar si zgjedhje të mençura dhe efikase. Në këtë linjë u zhvillua edhe aktiviteti i trajnimit mbi zbatimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë (EMS) sipas Planit të Veprimit të Bashkive për Energjinë dhe Klimën (MECAP).
Për të pasur një qasje gjithëpërfshirëse, pavarësisht mundësisë për të qenë pjesëmarrës fizikisht, ky trajnim dyditor u krye në formë hibride. Në aktivitetin informues, edukues të praktikave të mira dhe trajnues në zbatueshmëri, morën pjesë nëpunës të Agjencisë për Eficencën e Energjisë, si edhe përfaqësues nga GFA Entec AG Zvicër.
Si çështje të një rëndësie të veçantë, fokusi iu vendos efektivitetit të sistemit EMS, si edhe mjeteve e programeve të menaxhimit të eficencës së energjisë, për të sjellë optimizimin e veprimeve të koordinuara në zbatim të planeve dhe sistemeve përkatëse. Si një angazhim konkret në këtë aktivitet ishte edhe përgatitja e katalogut dhe platformës unike, në përputhje me EMS-në.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit SEMP.