Si të kursejmë energji elektrike: sistemi ngrohës
/ftohës 

• Ulja e temperaturës së termostatit me 1°C mund të reduktojë konsumin në ngrohje me rreth 10%.
• Gjatë orëve të natës, sugjerohet ulja e temperaturës së termostatit në 18°C ose fikja nëse ambientet nuk shfrytëzohen.
• Mbyllni dritaret dhe dyert në ambientet ku sistemi i ngrohjes është ndezur dhe mënjanoni hapjen e tyre kur është e mundur.
• Sistemet e ngrohjes të fiken në ambientet që nuk okupohen dhe kur dilni nga shtëpia.
• Kur është e mundur, këshillohet gjithmonë përdorimi i pompave të nxehtësisë pasi konsumojnë 1/3 e energjisë krahasuar me sistemet e tjera.

• Caktoni temperaturën e sistemit në 26°C – 27°C për të optimizuar përdorimin e energjisë.
• Mbyllni dritaret dhe dyert në ambientet ku sistemi i ftohjes është ndezur dhe mënjanoni hapjen e tyre kur është e mundur. Gjatë mbajtjes hapur të dritareve, sistemi i ftohjes duhet të fiket.
• Sistemet e ftohjes të fiken në ambientet që nuk okupohen dhe kur dilni nga shtëpia.
• Kondicionerët duhet të mirëmbahen rregullisht, përndryshe performanca e tyre reduktohet tepër. Mirëmbajtja duhet bërë në mënyrë periodike duke pastruar filtrat apo/dhe kontrolluar /shtuar gaz frigoriferik nëse është e nevojshme.