Projekti i Bashkive me Energji të Zgjuar në Shqipëri (SEMP)

SEMP

Nëpërmjet projektit “Projekti i Bashkive me Energjisë të Zgjuar në Shqipëri (SEMP)” Qeveria zvicerane do të mbështesë bashkitë shqiptare të Beratit, Korçës, Përmetit dhe Shkodrës në përmirësimin e efiçencës së tyre energjetike dhe në eliminimin e ndikimeve negative në mjedis.

1a

Komponenti 1 A: Zbatimi i Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë në 4 Bashki Pilot.
Objektivi strategjik i Komponentit 1 A është të ndihmojë Bashkitë Shkodër, Berat, Korçë dhe Përmet në krijimin e
një sistem të përshtatshëm të menaxhimit të energjisë (EMS).

1B

Komponenti 1 B: Hartimi i një kuadri kombëtar të menaxhimit të energjisë.
Qëllimi strategjik i Komponentit 1 B është të zhvillojë një dizajn paraprak të një Kornizë Kombëtare të Menaxhimit të Energjisë së bashku me Agjencinë e Efiçiencës së Energjisë (AEE).

1C

Komponenti 1 C (opsionale): Mbështetja e prezantimit të Kornizës Kombëtare të Menaxhimit të Energjisë.
Qëllimi strategjik i Komponentit 1C (opsionale) është të mbështesë hapjen e Kornizës Kombëtare të Menaxhimit të Energjisë

2A

Komponenti 2 A: Forcimi i kapaciteteve në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve përmes investimeve të shpejta.
Qëllimi strategjik i Komponentit 2A është forcimi i kapaciteteve Bashkiake në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore përmes zbatimit të përbashkët të fitimeve të shpejta.

2B

Komponenti 2 B: Fuqizimi i institucioneve kyçe në nivel Bashkiak dhe kombëtar në menaxhimin e energjisë.
Qëllimi strategjik i Komponentit 2B është forcimi i kapaciteteve institucionale nëpërmjet trajnimeve, ofrimit të shablloneve dhe udhëzuesve, angazhimit në një dialog politik dhe ngritjes së ndërgjegjësimit të përgjithshëm.

previous arrow
next arrow

 

“Projekti i Bashkive me Energji të Zgjuar në Shqipëri (SEMP)”

Nëpërmjet projektit “Projekti i Bashkive me Energjisë të Zgjuar në Shqipëri (SEMP)”   Qeveria zvicerane do të mbështesë bashkitë shqiptare të Beratit, Korçës, Përmetit dhe Shkodrës në përmirësimin e efiçencës së tyre energjetike dhe në eliminimin e ndikimeve negative në mjedis.Aktivitetet e projektit përqendrohen në dy komponentë kryesorë me pesë nënkomponentë që bashkojnë forcat për një qasje gjithëpërfshirëse nën dy rezultate.E para do të jetë një kornizë e përshtatshme e menaxhimit të energjisë që përmirëson menaxhimin e energjisë në nivel Bashkiak dhe kombëtar dhe rezultati i dytë do të jetë që qytetarët e bashkive të përzgjedhura do të përfitojnë nga shërbimet publike me efiçencë energjetike të ofruara nga administrata efektive.

Periudha e zbatimit të projektit do të jetë nga viti 2021 deri në vitin 2024. Projekti do të zbatohet nën koordinimin e Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Konfederatës Zvicerane (SECO) dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë.