| | | | | Menyra e perfundimit te kerkeses | |
| | Pershendetje Cfar duhet te beje per te dhen testimin Auditues energjie ne ndertesa? Ne cfar date zhvillohet? Ne pritje te informacionit! Pune te mbare! | | Pershendetje , Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion ju bëjmë me dije se : Kategoritë, kushtet, kërkesat për kualifikim dhe eksperiencë profesionale për personin të cilit i lëshohet certifikata e Audituesit Energjetik i gjeni në VKM Nr. 407, datë 19.6.2019 Nëse plotesoni kushtet dhe kërkesat e VKM Nr. 407, datë 19.6.2019 ju duhet të dorëzoni pranë zyrave të AEE dokumentacionin e mëposhtëm: Formularin e Aplikimit (e gjeni ne faqen zyretare te AEE me link:http://eficenca.gov.al/download/formulari-i-aplikimit-per-testim/) Kopje të noterizuar të diplomës Master dhe Bachelor Kopje të noterizuar të certifikatës së lëshuar nga institucionet e Arsimit të Lartë Publike ose Jo Publike që vërteton ndjekjen e programit të studimit të formimit të vazhduar, në formën e kurseve në fushën e “Auditimit të Energjisë” Kopje të noterizuar të librezës së punës Kopje të dokumentit të identifikimit 4 fotografi CV Dosja juaj më pas do të administrohet nga AEE dhe në momentin që do të përcaktohet një datë për testim nga Komisioni për Testim dhe Certifikim (për momentin nuk ka një datë të përcaktuar për testim) ju do të njoftoheni nëpermjet e-mail por edhe nëpermjet njoftimeve në rrjetet e tjera zyrëtare të AEE për datën dhe vendin e testimit. Faleminderit! | | |
| | Përshëndetje, Shpresoj që ky email tju gjejë mirë. Une isha i interesuar lidhur me testimin për auditues energjie (në rast se plotësohen kushtet e kualifikimit) dhe kisha disa pyetje: · Kur zhvillohet testimi pranë agjensise tuaj (kur është planifikuar)? Sa herë në vitë është e parashikuar? · Ku mund ta gjej materialin referencë për testimin? Ju falenderoj paraprakisht për kohën tuaj! | | Pershendetje, Te gjithe informacionin e kerkuar si dhe materialet reference per studim i gjeni ne VKM Nr. 407, date 19.06.2019. Aktualisht nuk ka ende nje date te percaktuar per testimin e rradhes. Ne 2 vitet e para testimi per auditues te energjise eshte zhvilluar njehere. Ju faleminderit! | | |
| | Pershendetje Jam i interesuar per nje informacion, ne lidhje me provimin per Audit te Energjise. Kemi ndonje date te konfirmuar? Faleminderit | | Përshëndetje, Në lidhje me kërkesën tuaj për informacion ju bëjme me dije se momentalisht nuk ka një datë të konfirmuar për zhvillimin e testimit për Auditues të Energjisë. Faleminderit! | | |
| | Pershendetje, Ju lutem me ndihmoni me formularin e aplikimit per testim. Gjithe te mirat | | Pershendetje, Formularin ne linkun bashkelidhur http://eficenca.gov.al/download/formulari-i-aplikimit-per-testim/) Faleminderit ! | | |
| | Përshëndetje! Duke uruar te jeni mire, doja te dija nese ka nje parashikim se kur mund te mbahet provimi i rradhes per auditues te energjise Faleminderit, | | Përshëndetje, Në lidhje me kërkesën tuaj për informacion ju bëjme me dije se momentalisht nuk ka një datë të konfirmuar për zhvillimin e testimit për Auditues të Energjisë. Faleminderit! | | |
| | Përshëndetje, Jam e interesuar rreth DATËS së saktë dhe kritereve për vitin 2022-2023 për dhënien e provimit të eficencës energjitike. Duke ju falenderuar paraprakisht për mirëkuptimin, | | Pershendetje, Kriteret vazhdojne te jene po te njejtet qe kane qene dhe ne provimet me pare. Mund ti gjeni ne VKM.342 dhe Vkm.407. Persa I perket dates se provimit ende nuk ka asgje konkrete. Faleminderit | | |
| | I/e nderuar, kerkojme informacion per proceduren e certifikimit te Audituesve te Energjise per Instalime Industriale. Ne pritje te tuajes | | Pershendetje, Ne Vkm.407 mund te gjeni te gjithe informacionet qe kerkoni per Audituesin e Energjise ne Instalime Industriale. Faleminderit ! | | |
| | Pershendetje! Kisha disa pyetje:
1- A mund te aplikosh per: Menaxher energjie Auditues energjie ne ndertesa Auditues energjie ne procese
Pra te zhvillosh te gjithe provimet njeri pas tjetrit ne datat kur do percaktohen, per te 3 tipet? Ka kufizime apo mund ti marresh te gjitha certifikatat pa problem? 2- Nese je Auditues mund te ushtrosh dhe detyren si Menaxher energjie? Meqenese Auditues testohet dhe per nje modul me shume se Menaxheri. Apo per secilin profil duhet te besh provimin dhe ta fitosh.
3- Testimi per Auditues energjie ne ndertesa, Auditues energjie ne procese zhvillohet ne te njejten dite dhe orar? Pra merr nje teze qe ka 3 modulet + 1modul per ndertesat + 1modul per proceset?
Faleminderit!
| | Pershendetje Z. M Ne baze te kerkeses tuaj per informacion ju bejme me dije se: 1- Nuk ka kufizime per marjen e Certifikatave per te tre profilet e tyre, Komisioni i Auditimit dhe Certifikimit cakton datat per testim ,per te cilat behet njoftimi perkates dhe nese deshironi mund te zhvilloni testimin per te tre profilet e Certifikatave dhe te pajiseni me to nese kualifikoheni. 2- Nuk mund te ushtroni detyren si Menaxher Energjie nese jeni Auditues Energjie, per te kryer detyren e Menaxherit te Energjise ju duhet te pajiseni me Certifikate te Menaxherit te Energjise duke zhvilluar testimin ne datat qe publikon Komisioni i Auditimit dhe Certifikimit prane Agjencise per Eficencen e Energjise 3- Testimi per Auditues ne Ndertesa dhe Procese mund te zhvillohet ne te njejten dite dhe orar me nje teze te vetme nese Komisioni i Auditimit dhe Certifikimit mer nje vendim te tille dhe gjithmon konkurentet njoftohen paraprakisht .
Faleminderit!
| | |
| | Pershendetje, Une qe po ju drejtohem quhem F. G lindur dhe banues ne Pogradec nepermjet facebook-ut u njoha me njoftimin qe kishte publikuar AEE ( Agjensia per Eficencen e Energjis ) ne lidhje me testimin per Auditues dhe Menaxhere te Energjise .Une jam diplomuar prane Universiterit Politeknik te Tiranes ,Fakulteti i Inxhinieris se Ndertimit dega Inxhinier Mjedisi .Ne dokumentacionin qe kerkohej ne njoftim kerkohej te plotesohej dhe nje formular gje qe une po e kerkoj dhe nuk po e gjej dot formularin qe ta plotesoj duke ju kerkuar ndiese mund te me ndihmoni duke me sygjeruar ku mund ta shkarkoj kete fornular dhe bese eshte e mundur mund te ma saktesoni adresen e dergimit pasi une jam nga Pogradeci dhe do ti dergoj me poste dokumentat meqenese ishte si opsion ne njoftim gjithashtu doja tju pyesja pagese per kete testim behet dhe nese behet sa eshte vlera dhe be cfar numer llogarie duhet ta depozitoj? Shpresoj te marr nje email sqarues nga ana juaj .Ju uroj Gezuar Krishlindjet dhe nje vit te mbare ! Ne respekt, F G
| | Pershendetje Z. G Ne baze te kerkeses tuaj per informacion ju bejme me dije se : 1- Formulari i aplikimit per testim ndodhet ne faqen zyretare te Agjencise per Eficencen e Energjise www.eficenca.gov.al > Dokumenta>Udhezues > Formulari i Aplikimit per Testim, gjithsesi ky eshte linku: http://eficenca.gov.al/download/formulari-i-aplikimit-per-testim/ 2- Adresa e Agjencise per Eficencen e Energjise eshte : Blv. Bajram Curri, Rr: Viktor Eftimiu Ndertesa Nr.1, Kati V, 1022 Tirane 3- Testimi eshte pa pagese
Ju urojme Gezuar Festat Me respekt Agjencia per Eficencen e Energjise
| | |
| | Pershendetje, Kur do te zhvillohet provimi i radhes per auditues energjitik? Faleminderit | | Pershendetje znj. K Aktualisht nuk ka ende nje date te percaktuar per testimin e rradhes. Megjithate aplikimet jane te hapura.
Ju faleminderit!
| | |
| | Pershendetje, Uroj qe ky e-mail tju gjej mire.
Jam N. I, i diplomuar ne master shkencor ne Universitetin Politeknik te Tiranes, Fakuletin e Inxhinierise se Ndertimit ne degen Hidroteknik.
Isha i interesuar per zhvillimin e kursit te formimit te vazhduar per Audit Energjie, dhe kerkoja nje informacion ne lidhje me:
- A licensohet nga ministria e Energjitikes dhe Infrastruktures ( per shkak se ne vkm perkatese nuk eshte i percaktuar per ing. Hidroteknik) - Kur zhvillohet si kurs dhe Datat e aplikimit.
Ne pritje te pergjigjes tuaj Ju uroj pune te mbare
| | Pershendetje z. I Kurset e formimit te vazhduar nuk organizohen nga Agjencia per Eficencen e Energjise por nga institucionet e arsimit te larte publike ose privat. Duhet te interesoheni prane tyre per kursin.
Ju faleminderit!
| | |
| | Pershendetje, Isha e interesuar te dija nese ka paraprakisht nje date per provimin e certifikimit te audituesve / menaxhereve te energjise.Po ashtu doja te informohesha nese provimi i auditimit per ndertesa mund te behet ne nje date me ate per industri, apo si funksionon? po ashtu sa % te pyetjeve totale te testit ka cdo modul nisur nga testet e shkuara. Ju faleminderit | | Pershendetje znj. Aktualisht nuk ka ende nje date te percaktuar per testimin e Audituesve te Energjise apo Menaxhereve te Energjise. Gjate vitit 2020 testimi per Auditues ne Ndertesa dhe ne Industri jane zhvilluar me nje date dhe kjo mund te ndodhi perseri. Megjithate te gjithe aplikantet njoftohen se cili provim do te zhvillohet ne momentin qe percaktohet data. Ne perputhje me VKM Nr. 407, date 19.06.2019:
Testimi per Auditues te Energjise ndahet ne 4 module dhe kandidati duhet te pergjigjet sakte ne 50% te pyetjeve te secilit modul. Testimi per Menaxhere te Energjise ndahet ne 3 module dhe kandidati duhet te pergjigjet sakte ne 50% te pyetjeve te secilit modul.
Ju faleminderit!
| | |
| | Përshëndetje, Shpresoj që ky email tju gjejë mirë. Une isha i interesuar lidhur me testimin për auditues energjie (në rast se plotësohen kushtet e kualifikimit) dhe kisha disa pyetje: · Kur zhvillohet testimi pranë agjensise tuaj (kur është planifikuar)? Sa herë në vitë është e parashikuar? · Ku mund ta gjej materialin referencë për testimin? Ju falenderoj paraprakisht për kohën tuaj! | | Pershendetje, Te gjithe informacionin e kerkuar si dhe materialet reference per studim i gjeni ne VKM Nr. 407, date 19.06.2019.
Aktualisht nuk ka ende nje date te percaktuar per testimin e rradhes. Ne 2 vitet e para testimi per auditues te energjise eshte zhvilluar njehere ne vit.
Ju faleminderit!
| | |
| | Pershendetje, Jam e interesuar te di a jane planifikuar provime per licencen e Auditimit te energjise ne te ardhmen. Faleminderit, | | Pershendetje znj. Nuk ka ende nje date te caktuar per testimin e rradhes per Auditues te Energjise.
Ju faleminderit!
| | |
| | Përshëndetje Jam e interesuar të di për datën e provimit për marrjen e Çertifikatës së Efiçencës Energjitike.
Faleminderit
| | Pershendetje znj. Nuk ka ende nje date te caktuar per testimin e rradhes.
Ju faleminderit!
| | |
| | Përshëndetje si jeni ? Ju lutem, jam e interesuar për të nisur trajnimin si Auditues energjie për ndërtesa pranë Agjensisë për Eficensën e Energjisë. Do doja informacion ju lutem rreth : 1. Cfarë kriteresh duhet të plotësoj për t'u regjistruar në trajnim (diplomë Bachelor / diplomë Masteri, vjetërsi pune)? Nëse diploma është e lëshuar nga institucione të huaja të arsimit të lartë dhe aktualisht është në proces njehsimi nga QSHA, mund të ndjek trajnimin ? 2. Oraret në të cilat zhvillohet trajnimi (paradite, pasdite, fundjavë) dhe sa herë në javë mund të frekuentohet ? 3. Sa kushton trajnimi ?
Në pritje të një përgjigjeje nga ana juaj.
| | Pershendetje znj. , Agjencia per Eficencen e Energjise nuk organizon kursin per Auditues Energjie por vetem Testimin. Kursi organizohet nga Institucionet e Arsimit te Larte. Interesohuni prane tyre per datat/kostot e zhvillimit te kurseve.
Ju faleminderit!
| | |
| | Pershendetje, ne lidhje me informacionin per stokun e ndertesave publike do t'ju lutesha te na sqaroni ne lidhje me kordinatat nese duhen ne : 1- XY apo 2- ( Φ:λ ) Ju faleminderit!
| | Pershendetje ! Ne pergjigje te kerkeses tuaj per sqarim ndaj informacionit per stokun e ndertesave publike , ju bejme me dije se kordinatat duhen ne planin ( XY ) Ju faleminderit !
| | |
| | Pershendetje si jeni? Quhem N .L dhe jam si profesion arkitekt. Kam mbaruar kursin e Auditit te Energjise prane Polis dhe jam ne pritje te certifikates. Desha te dija kur dorezohen dokumentet per kualifikimin per provim. sapo merret certifikata nga universiteti ? apo del ndonje date ? a ka dite te vecanta apo orar te vecante per dorezimet? Dhe nese keni info kur mund te zhvillohet provimi. flm. Pune te mbare. | | Pershendetje z. L Aplikimet jane te hapura dhe ju mund ti dorezoni cdo dite prane zyrave te AEE ose ti dergoni me poste. Certifikata e kursit eshte nje dokument i domosdoshem per te marre pjese ne testim. Persa i perket testimin nuk ka ende nje date te percaktuar.
Ju faleminderit!
| | |
| | Përshëndetje,Ju lutem mund të më informoni nëse mund të aplikoj për tu paisur me license si audituese e energjisë. Unë kam mbaruar universitetin Bujqësor të Tiranës dhe zotëroj diplomë të nivelit të dytë në profilin Inxhiniere Agro-Mjedisi. Me profilin që unë zotëroj a mund te aplikoj? Në pritje të një përgjigje nga ana juaj. Faleminderit! | | Pershendetje Aktualisht VKM Nr. 407, date 19.06.2019, nuk e parashikon profilin tuaj ne subjektet qe zoterojne te drejten per te konkuruar ne provimin per auditues te energjise.
Ju faleminderit!
| | |
| | Përshëndetje! Lidhur me kërkesën tuaj për informacion, datë 24.09.2021 me nr.1909 prot , ju bejmë me dije se në postën elektronike të Bashkië Krujë nuk është dërguar tabela (Shtojca 1). Lutem ridërgimin e tabelës në këtë adresë, në mënyrë që informacioni i kërkuar të dorëzohet brenda afatit.
Punë të mbarë!
| | Të nderuar Në zbatim të Ligjit nr. 124/2015, “Për Efiçencën e Energjisë” i ndryshuar, me Ligjin 28/2021 neni 9/4 pika 5, i cili përcakton: “Me qëllim përgatitjen e inventarit, ministri, përmes agjencisë përgjegjëse për efiçencën e energjisë, u dorëzon një kërkesë për dhënien e informacionit të nevojshëm sipas pikës 3 të nenit 9/4 subjekteve përkatëse të sektorit publik, të cilat janë të detyruara të japin informacionin e kërkuar për stokun brenda afatit të përcaktuar në kërkesë.” Për sa më sipër Agjencia për Eficencën e Energjisë, i kërkon institucionit tuaj një informacion të detajuar për të gjithë stokun e ndërtesave publike që zotëron institucioni juaj në përputhje me tabelën e treguar në (Shtojca 1) e cila do të dërgohet në institucionin tuaj në mënyrë elektronike. Informacioni i kërkuar në listen e kërkesave (Shtojca 1) buhet të dorëzohet i plotësuar pranë Agjencisë për Eficencën e Energjisë në menyrë elektronike në adresën e E-mail: info@eficenca.gov.al brenda datës 23.10.2021. Ju faleminderit për bashkëpunimin! AGJENCIA PËR EFIÇENCËN E ENERGJISË | | |
| | Pershendetje, Une jam i interesar qe te ndjek kursin per Auditues Energjie i cili zhvillohet nga Departamenti i Inxhinierise Mekanike ne Universitetin Politeknik. Une kam mbaruar Masterin Shkencor (MSc) ne Inxhinieri Elektronike. Desha te pyes nese mund te marr pjese ne provimin qe zhvillon agjensia juaj per pajisje me tej me license profesionale si Auditues i Energjise ne Ndertesa. Ne sekretarine e Universitetit me thane te interesohem pasi nuk e dinin nese inxhinieria Elektronike mund te mare pjese.
Me respekt,
| | Pershendetje, z. Goxha Po profili Masteri Shkencor (MSc) ne Inxhinieri Elektronike ka te drejten per te aplikuar ne testimin e zhvilluar nga AEE.
| | |
| | Pershendetje. Ne pergjigje te informacionit te kerkuar nga institucioni juaj, ne zbatim te ligjit 124/2015 "Per Eficencen e Energjise", mbi pergatitjen e inventarit te stokut te ndertesave, ju lutemi te na konfirmoni nese ju duhet inventari i ndertesave qe kemi ne pronesi apo pergjegjesi administrimi, si dhe ato qe i kemi marre me qira, apo vetem ato ne pronesi apo pergjegjsi administrimi, pa ndertesat qe i kemi me qira.Ju faleminderit. | | Pershendetje . Informacioni kerkohet per ndertesat qe keni ne pronesi dhe pergjegjesi administrimi, pa ndertesat me qera. | | |
| | Pershendetje Ju lutem me informoni mbi daten e provimit te ardhshem te audituesve te energjise ne ndertesa | | Pershendetje, Aktualisht nuk ka ende nje date te percaktuar per provimin e ardshem te audituesve te energjise ne ndertesa.
| | |
| | Pershendetje ! Ju lutem sqarim/info mbi 1)Dokumentacionin e duhur per provimet. 2) Sa provimi jane 3) Tarifa e cdo provimi
| | Pershendetje 1. Cdo informacion mbi testimin per profilet e Audituesve te Energjise e gjeni tek VKM Nr. 407, date 19.06.2019, ndersa per profilin e Menaxhereve te Energjise tek VKM Nr. 354, date 22.05.2019. 2. Provimet aktualisht nuk kane asnje tarife, pra regjistrimi per te marre pjese eshte falas. 3. Dokumentacioni i nevojshem per te aplikuar: Formularin e Aplikimit Kopje të noterizuar diplomës së nivelit “Master i shkencave” ose “Master profesional”; Kopje të noterizuar të certifikatës së lëshuar nga institucionet e Arsimit të Lartë Publike ose Jo Publike që vërteton ndjekjen e programit të studimit të formimit të vazhduar, në formën e kurseve në fushën e “Auditimit të Energjisë” Kopje të noterizuar të librezës së punës Kopje të dokumentit të identifikimit 4 fotografi CVJu faleminderit!
| | |
| | I/e nderuar zjn/z.Urojme te jeni mire Jemi kompani qe operojme ne tregun e ndertimit. Ju lutem a mund te na jepni informacion rreth certifikates se eficenses se energjise per objektet banese individuale , ky sherbim a ofrohet nga ju dhe si ndiqet procedura? Ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj ju urojme gjithe te mirat! | | Pershendetje Agjencia per Eficencen e Energjise eshte autoriteti pergjegjes per certifikimin e eksperteve qe ofrojne kete sherbim. Ju duhet te kontaktoni me nje nga Audituesit e Energjise te Certifikuar.
Ju faleminderit!
| | |
| | Pershendetje, Deshiroj te marr nje konfirmim zyrtar nga institucioni juaj mbi nje pyetje qe has gjithmone nga investitoret gjate procesit te auditimit energjitik te objekteve te tyre si gjate hartimit te auditimeve paraprake dhe atyre perfundimtare.
Pyetja eshte:
A futen ne auditim parkimet nentokesore si per auditimet paraprake dhe ato perfundimtare? A penalizohen aplikimet online per marrjen e lejes se ndertimit apo kolaudimit nqs nuk eshte realizuar auditimi i parkimit nentokesor?
Ju falenderoj dhe mbetem ne pritje te pergjigjes suaj zyrtare
| | Pershendetje Ne zbatim te Ligjit Nr. 116/2016 "Per Performancen e Energjise ne Ndertesa", Te gjitha Ndertesat ose Njesite e ndertesave duhet te pajisen me Certifikaten e Performances se Energjise qe ne fazen e projektimit dhe me pas edhe per qellime te lejes se perdorimit. Parkimi i brendshem nentokesor cilesohet si "Njesi e nderteses" dhe per kete arsye duhet te certifikohet njesoj si cdo njesi tjeter.
"Kur një ndërtesë ose njësi ndërtese shitet ose jepet me qira përpara se ajo të jetë ndërtuar, pronari i ndërtesës duhet që në fazën e projektimit të pajisë me certifikata të përkohshme të performancës së energjisë këto ndërtesa ose njësi ndërtesash. Me përfundimin e punimeve të ndërtimit, këto ndërtesa ose njësi ndërtesash pajisen me “Certifikatën për performancën e energjisë” për qëllime të lejes së përdorimit."
Ju faleminderit! | | |
| | Pershendetje! Ne zbatim te ligjit 119/2014 "Per te drejten e informimit" dhe ne zbatim te ligjit Nr.116/2016 "Per performacen e Energjise ne Ndertesa" , Ligjit Nr.124/2015 "Per Eficencen e Energjise" dhe Vkm Nr.537, date 08.07.2020 si specialiste ne Drejtorine e Planifikimit Urban, Lejeve dhe Monitorimit te Investimeve ne Bashkine Berat , si dhe ne rregjistrin elektronik e-lejet, ne aplikimet per Certifikate Perdorimi ne paqartesi mbi disa aplikime per pajisjen me Certifikaten Perfundimtare te Performances se Energjise kerkoj informacion nese kerkohet kjo Certifikate Perfundimatere e Performances se Energjise per :
1.Objektet te cilet aplikojne per Certifikate Perdorimi me siperfaqe mbi dhe nen 50 m2, kthim destinacioni apo rikonstruksion te cilet nuk jane te pajisura me Certifikaten Paraprake te Performances se Energjise
2.Objekte (Pallate) te cilet aplikojne per Certifikate Perdorimi por nuk kane mare Certifikaten Paraprake te Performances se Energjise, pasi jane pajisur me leje Ndertimi perpara nxjerrjes ne fuqi te ligjeve mbi Eficencen e Energjise
Duke ju falenderuar mbeten ne pritje te nje pergjigje sa me te shpejte nga ana juaj
| | Pershendetje Cdo objekt me siperfaqe te shfrytezueshme nen 50m2 perjashtohet nga detyrimet e Ligjit 116/2016 "Per performancen e Energjise ne Ndertesa" . Aplikimet per ndryshim funksioni nese nuk perfshihen rikonstruksione nuk kane detyrimin per tu pajisur me Certifikaten e Performances se Energjise. Cdo objekt i cili aplikon per Leje Shfrytezimi pas dates 01.01.2021 dhe nuk preket nga perjashtimet e Nenit 4 te Ligjit 116/2016, duhet te pajiset me Certifikaten Perfundimtare te Performances se Energjise dhe Raportin perfundimtar te Auiditimit.
Duke ju falenderuar per bashkepunimin!
| | |
| | Përshëndetje! Nisur nga ligji nr.116/2016, i ndryshuar, neni 3, pika 3, ku thuhet se...Çertifikata për përformancën e energjisë është një dokument i lëshuar nga audituesi energjitik, ku përcaktohet përformaca e energjisë së një ndërtese, si dhe pas konstatimeve të bëra nga KLSH në auditimin e ushtruar kohët e fundit në institucionin tonë në sistemin e-Leje, por edhe pasi jemi njohur me shkresën tuaj me nr.331/47 Prot., datë 28.12.2020, kërkojmë nga ana juaj të na sqaroni, nëse kemi qenë të obliguar për të kërkuar Çertifikatën për përformancën e energjisë të lëshuar nga audituesi energjitik, ku përcaktohet përformaca e energjisë së një ndërtese për aplikime në sistemin e-Leje, para datës 28.12.2020. Jemi në pritje të kthimit të një përgjigje nga ana juaj.
| | Pershendetje, Pavaresisht se Ligji ka qene ne fuqi perpara dates 28.12.2020, ka qene praktikisht i pazbatueshem per shkak te mungeses se VKM Nr. 1094, date 24.12.2020 e cila ka hyre ne fuqi me publikimin ne fletoren zyrtare. Ky ishte akti i fundit nenligjor i cili plotesoi kuadrin ligjor te Ligjit Nr. 116/2016 duke aktivizuar te gjitha detyrimet qe burojne prej tij.
Ju faleminderit!
| | |
| | Pershendetje doja te dija ku mund te dergoj nje cv per nje vend pune pasi kam mbaruar arsimin e larte per inxhinieri te burimeve te energjis | | Pershendetje Punesimet ne AEE behen nepermjet Departamentit te Administrates Publike, ju duhet te ndiqni shpalljet e vendeve vakante dhe te aplikone ne portalin http://dap.gov.al/
Ju faleminderit!
| | |
| | Pershendetje, Ju shkruaj ne lidhje me provimin e rradhes per autiduesit energjitik ne ndertesa. A eshte lancuar data e rradhes per provimin? Nese jo ku mund te mbahemi te informuar kur del data e rradhes? si funksionon regjistrimi per provimin? duhet regjistruar paraprakisht? Cilat dokumenta duhet te sjellim per regjistrim?
Faleminderit
| | Pershendetje
Nuk ka ende nje date te percaktuar per provimin e rradhes se Audituesve te Energjise. Ne website e AEE njoftohen datat e provimit. Regjistrimet jane ne cdo kohe te hapura dhe ju mund te sillni dokumentacionin e nevojshem prane zyrave te AEE ose ta dergoni me poste.
Lista e dokumentave :
Formularin e Aplikimit Kopje të noterizuar diplomës së nivelit “Master i shkencave” ose “Master profesional”; Kopje të noterizuar të certifikatës së lëshuar nga institucionet e Arsimit të Lartë Publike ose Jo Publike që vërteton ndjekjen e programit të studimit të formimit të vazhduar, në formën e kurseve në fushën e “Auditimit të Energjisë” Kopje të noterizuar të librezës së punës Kopje të dokumentit të identifikimit 4 fotografi CV | | |
| | Pershendetje Kam perfunduar kursin pasuniversitar per Auditimin e Energjise ne Ndertesa (Ne Universitetin Metropolitan) Isha e interesuar per tu crtifikuar ne lidhje me kete specializim, ju lutem nje informacion ne lidhje me proceduren qe duhet te ndjek.
Faleminderit paraprakisht
Ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj
| | Pershendetje znj. Isufi
Ju mund te dorezoni Aplikimin tuaj prane zyrave te AEE me dokumentacionin e meposhtem:
Formularin e Aplikimit Kopje të noterizuar diplomës së nivelit “Master i shkencave” ose “Master profesional”; Kopje të noterizuar të certifikatës së lëshuar nga institucionet e Arsimit të Lartë Publike ose Jo Publike që vërteton ndjekjen e programit të studimit të formimit të vazhduar, në formën e kurseve në fushën e “Auditimit të Energjisë” Kopje të noterizuar të librezës së punës Kopje të dokumentit të identifikimit 4 fotografi CV | | |
| | PERSHENDETJE SUBJEKTI TE CILIN UNE PERFAQESOJ: ALB-EDIL SHPK ESHTE NE FAZEN E PLOTESIMIT TE DOKUMANTAVE PER TE MARRE ÇERTIFIKATEN E PERDORIMIT PER OBJEKTIN LEJA NDERTIMORE E TE CILIT ESHTE MIRATUAR NE DT 22.01.2019 PYETJA ESHTE DUKE QENE SE VENDIMI PER TU PAISUR ME : ÇERTIFIKATE PERFUNDIMTARE PERFORMANCE NGA AUDITUESI I ÇERTIFIKUAR PRANE AEE KA DALE NE DT 08.07.2020
OBJEKTI NE FJALE ME LEJE NDERTIMORE TE MIRATUAR NE DT 22.01.2019 DUHET TE PAISET ME : ÇERTIFIKATE PERFUNDIMTARE PERFORMANCE NGA AUDITUESI I ÇERTIFIKUAR PRANE AEE ......
MBETEMI NE PRITJE TE PERGJIGJES SUAJ
| | Pershendetje
Objekti ne fjale duhet te pajiset me Certifikaten perfundimtare te performances se energjise por pa pasur detyrimin per te plotesuar kriteret minimale te klasit energjetik.
Ju faleminderit! | | |
| | Pershendetje, Lutem, mund te kem nje informacion se kur eshte planifikuar provimi I radhes per audituesit e energjise dhe nese ka nje deadline te caktuar per aplikimin? Faleminderit. | | Pershendetje
Nuk ka ende nje date te caktuar per provimin e rradhes. Aplikimet jane te hapura pa deadline. | | |
| | Doja t'ju pyesja kur eshte planifikuar nga ana juaj testimi i radhes per: 1- Menaxher i Energjise ne Ndertesa. 2- Auditues i Energjise ne Ndertesa. 3- A mund te jepen te dyja testimet pernjehere?!
Ju faleminderit!
| | Pershendetje
Nuk ka ende nje date te percaktuar.
Ju faleminderit! | | |
| | Pershendetje ! Ne Bashkine Lushnje nepermjet sistemit elektronik e-leje jane paraqitur disa subjekte per tu pajisur me Çertifikate Perdorimi . Objekte te cilat nuk kane projekt eficence dhe lejet per to jane dhene para hyrjes ne fuqi te VKM Nr.958 date 02.12.2020 "PËR MIRATIMIN E PROCEDURAVE E TË KUSHTEVE TË CERTIFIKIMIT TË PERFORMANCËS SË ENERGJISË SË NDËRTESAVE DHE TË MODELIT, PËRMBAJTJES E KUSHTEVE TË REGJISTRIMIT TË “CERTIFIKATËS SË PERFORMANCËS SË ENERGJISË SË NDËRTESAVE” a duhet ti nenshtrohen Raportit perfundimtar te auditimit te eficences se energjise ?
Ju faleminderit per mirekuptimin !
| |
Te gjitha subjektet qe:
1. Aplikojne per Certifikate Perdorimi ( Pavaresisht faktit qe leja e ndertimit eshte miratuar perpara dates 30.12.2020, dhe objekti nuk ka pasur projekt paraprak eficence, keto objekte perjashtohen vetem nga detyrimi per te permbushur kriteret minimale, por jo nga detyrimi per tu pajisur me Certifikaten e Performances se Energjise) Te gjitha ndertimet e reja qe jane ne faze aplikimi per Certifikaten e Perdorimit duhet te pajisen me Certifikaten e Performances se Energjise.
Per sa me siper ju ftojme ti referoheni shkreses se Agjencise se Zhvillimit te Territorit Nr. 807, date 26.02.2021, e cila i eshte drejtuar edhe institucionit tuaj. | | |