Njoftimi per afatin e aplikimit

Agjencia për Efiçencën e Energjisë (AEE) njofton të gjithë personat e interesuar, se janë hapur aplikimet për testimin e parë për Auditues dhe Menaxherë të Energjisë i cili do të zhvillohet pranë zyrave të Agjencisë më datë 21.05.2020.

Dorëzimin i dokumentave për aplikim do të bëhet pranë zyrave të AEE çdo ditë pune nga ora 10:00 – 12:00, deri në përfundimin e proçesit të aplikimeve më datë 21.04.2020.

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në përputhje me kriteret dhe kushtet e parashikuara në V.K.M. Nr. 407, dt. 19.06.2019 dhe V.K.M. Nr. 342, dt. 22.05.2019:

  1. Forumularin e Aplikimit;
  2. Kopje të noterizuar diplomës së nivelit “Master i shkencave” ose “Master profesional”;
  3. Kopje të noterizuar të çertifikatës së lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, publike dhe/ose jopublike, që vërteton ndjekjen e programit të studimit të formimit të vazhduar, në formën e kurseve në fushën e “Auditimit të energjisë”;
  4. Kopje të noterizuar të librezës së punës;
  5. Kopje të dokumentit të identifikimit;
  6. 4 fotografi;
  7. CV;

 

Agjencia për Efiçencën e Energjisë

Email: info@eficenca.gov.al

Adresa: Blv. Bajram Curri, Rr: “Viktor Eftimiu”, Ndërtesa Nr. 1, Kati V, 1022, Tirana, Albania (ish godina KESH-it)



Leave a Reply