Njoftim

Agjencia për Efiçencën e Energjisë në kuadër të zbatimit të Ligjit Nr. 124 datë 12.11.2015 “Për Efiçencën e Energjisë” njofton të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në VKM Nr. 407 datë 19.06.2019 “Për Miratimin e Procedurës, të Kategorive, Kushteve, Kërkesave të Kualifikimit dhe të Eksperiencës Profesionale për Personin, të cilit i Lëshohet Çertifikata e Audituesit Energjetik dhe VKM Nr. 342, datë 22.05.2019 “Për Miratimin e Kategorive, të Kushteve dhe Kërkesave të Kualifikimit për Menaxherin e Energjisë” për të marrë pjesë në testimin për çertifikimin si auditues energjetik dhe si menaxherë të energjisë, që kane filluar përgatitjet për realizimin e testimit i cili do të zhvillhohet brenda tre mujorit të parë të vitit 2020.

Bashkangjitur gjeni një përmbledhje për aplikuesit, e cila përmban skemën dhe modalitetet rregulluese si dhe materialin referencë për testimin



Leave a Reply