- December 24, 2021
- Posted by: AEE
- Category: Njoftime

Agjencia për Efiçencën e Energjisë njofton të gjithë personat e interesuar se në Shkurt 2022 do të zhvillohet provimi i dytë për Menaxherë të Energjisë. AEE ju informon se aplikimet mund të dorëzohen çdo ditë në orarin 10:00-12:00 pranë zyrave të AEE ose të dërgohen në rrugë postare pranë institucionit. (Jo postë elektronike)
- Të gjithë personat që kanë qenë pjesëmarrës në provimet e organizuara më parë nga Agjencia për Eficencën e Energjisë mund të marrin pjesë në provimin e dytë për Menaxherë të Energjisë duke dorëzuar vetëm formularin e aplikimit.
- Të gjithë personat e tjerë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në VKM Nr. 342, datë 22.05.2019 duhet të dorëzojnë pranë zyrave të AEE dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e Aplikimit
- Kopje të noterizuar të diplomës Master dhe Bachelor
- Kopje të noterizuar të certifikatës së lëshuar nga institucionet e Arsimit të Lartë Publike ose Jo Publike që vërteton ndjekjen e programit të studimit të formimit të vazhduar, në formën e kurseve në fushën e “Auditimit të Energjisë”
- Kopje të noterizuar të librezës së punës
- Kopje të dokumentit të identifikimit
- 4 fotografi
- CV
APLIKIMET DO TË MBYLLEN NË DATË 20.01.2022.