Njoftim Konsumatoret e Medhenj

Agjencia për Efiçencën e Energjisë njofton të gjithë Konsumatorët e Mëdhenj të Energjisë (KME) se me certifikimin e Audituesve të parë të Energjisë tashmë do të aktivizohen edhe detyrimet ligjore mbi këto subjekte. Sipas ligjit KME është një konsumator fundor, i cili, rezulton se ka konsum vjetor të energjisë më të madh se ekuivalenti i 3 milionë kWh në vit.

Çdo KME ka detyrimet e mëposhtme:

1. Çdo person juridik, publik ose privat, që kategorizohet si konsumator i madh energjie është i detyruar të zhvilloj një Auditim energjetik. (Lista e Audituesve të Energjisë të certifikuar gjendet në faqen web www.eficenca.gov.al )

2. Çdo person juridik që kategorizohet si konsumator i madh energjie dhe është subjekt i auditimit të detyruar, duhet që, brenda dy vjetësh nga marrja e rezultateve të auditimit, të ndërmarrë masat dhe kryejë veprimet e rekomanduara për përmirësimin e efiçencës së energjisë.

3. Konsumatorët e mëdhenj të energjisë janë të detyruar të dërgojnë pranë Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, jo më vonë se data 31 mars e çdo viti, një raport me të dhëna mbi konsumin e tyre të energjisë për vitin kalendarik paraardhës. (Ky detyrim do të zbatohet duke filluar nga 31.03.2021)

4. Personat juridikë, publikë ose privatë, që kategorizohen si konsumatorë të mëdhenj energjie, janë të detyruar të caktojnë një menaxher energjie.



1 Comment

  • arjan

    kerkese per informacion; D.P. e Burgjeve si KME ka detyrimin te zhvilloj auditimin energjitik nga Auditues.
    Sa me siper kerkojme informacipon mbi tarifat qe aplikohen, dokumentacioni qe kerkojne audituesit etj. lutemi nje nr. contakti per informacion te metejshem.

    Faleminderit

Leave a Reply