- December 28, 2020
- Posted by: AEE
- Category: Njoftime
Agjencia për Efiçencën e Energjisë njofton të gjithë personat e interesuar se kanë filluar përgatitjet për zhvillimin e provimit të dytë për Auditues të Energjisë. AEE ju informon se aplikimet do të mbyllen më 20.01.2021. Aplikimet mund të dorëzohen çdo ditë pune në orarin 10:00-12:00 pranë zyrave të AEE ose të dërgohen në rrugë postare pranë institucionit. (Jo postë elektronike)
– Të gjithë personat që kanë qenë pjesëmarrës në provimin e parë për Auditues të Energjisë dhe në provimin e parë për Menaxherë të Energjisë por nuk kanë rezultuar fitues, mund të marrin pjesë në provim duke dorëzuar vetëm formularin e aplikimit.
– Të gjithë personat e tjerë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në VKM Nr. 407, datë 19.06.2019 duhet të dorëzojnë pranë zyrave të AEE dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e Aplikimit
- Kopje të noterizuar diplomës së nivelit “Master i shkencave” ose “Master profesional”;
- Kopje të noterizuar të certifikatës së lëshuar nga institucionet e Arsimit të Lartë Publike ose Jo Publike që vërteton ndjekjen e programit të studimit të formimit të vazhduar, në formën e kurseve në fushën e “Auditimit të Energjisë”
- Kopje të noterizuar të librezës së punës
- Kopje të dokumentit të identifikimit
- 4 fotografi
- CV
APLIKIMET DO TË MBYLLEN NË DATË 20.01.2021