Njoftim

Agjencia për Efiçencën e Energjisë ♻️ njofton të gjithë personat e interesuar se në Shtator 2020 do të zhvillohet provimi i parë për Menaxherë të Energjisë. AEE ju informon se aplikimet mund të dorëzohen çdo ditë në orarin 10:00-12:00 pranë zyrave të AEE ose të dërgohen në rrugë postare pranë institucionit. (Jo postë elektronike)

  • Të gjithë personat që kanë qenë pjesëmarrës në provimin e parë për Auditues të Energjisë mund të marrin pjesë në provimin e parë për Menaxherë të Energjisë duke dorëzuar formularin e aplikimit.
  • Të gjithë personat që kanë dorëzuar deri më datë 16.07.2020 dokumentacione aplikimi për provimin e dytë për Auditues të Energjisë mund të marrin pjesë në provimin e parë për Menaxherë të Energjisë duke dorëzuar formularin e aplikimit.
  • Të gjithë personat e tjerë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në VKM Nr. 342, datë 22.05.2019 duhet të dorëzojnë pranë zyrave të AEE dokumentacionin e mëposhtëm:
    • Formularin e Aplikimit
    • Kopje të noterizuar të diplomës Master dhe Bachelor
    • Kopje të noterizuar të certifikatës së lëshuar nga institucionet e Arsimit të Lartë Publike ose Jo Publike që vërteton ndjekjen e programit të studimit të formimit të vazhduar, në formën e kurseve në fushën e “Auditimit të Energjisë”
    • Kopje të noterizuar të librezës së punës
    • Kopje të dokumentit të identifikimit
    • 4 fotografi
    • CV

APLIKIMET DO TË MBYLLEN NË DATË 14.08.2020.



1 Comment

  • Perparim

    Pershendetje,

    Ju lutem nje info/sqarim persa i perket aplikimit për testimin e Menaxherit te Energjise:

    1) A duhet qe patjeter applikanti te kete mbaruar dhe testimin për Auditues Energjie pavarsisht se ploteson kushtet e tjera.

    2) Pervec tarifes se aplikimit/regjistrimit për provoj ka ndonje kosto tjeter (trajnim…)
    Faleminderit
    Perparimi

    Email: p.domi82@gmail.com
    Cel:0672001765

Leave a Reply