Ndriçimi

💡Ndriçimi

🔹Të shfrytëzohet në maksimum aty ku është e mundur potenciali i ndriçimit natyral, të përftuar përmes elementeve transparente (dritareve).

🔹Të fiken dritat kur ndriçimi natyral është i mjaftueshëm. Kjo mund të zvogëlojë shpenzimet e ndriçimit nga 10 deri në 30%.

🔹Investoni në llampa të teknologjisë LED. Llampat LED janë shumë më efikase se sa CFL dhe ato inkandeshente. Përdorimi i ndriçimit LED zvogëlon përdorimin e energjisë me 75% dhe të zgjasin 25 herë më shumë se ndriçimi inkandeshent.

🔹Për ndërtesat publike, ndriçimi duhet të jetë në nivelet nga 4500 deri në 4500 Kelvin.

🔹Ndriçimi të fiket në zyrat dhe mjediset e tjera, kur nuk ka aktivitet.