Rreth AEE

Një përgjegjësi tjetër kryesore është përgatitja e Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë dhe monitorimi i zbatimit të tij masë pas mase, duke synuar arritjen e objektivave të përcaktuara dhe promovimin e masave përkatëse të Efiçiencës së Energjisë për të gjithë sektorët publik dhe privat (sektori i ndërtesave, sektori industrial, sektori i transportit) , sektori bujqësor). Në veprimtarinë e saj ditore, Agjensia bashkëpunon ngushtë me institucionet e tjera publike për të mbështetur qytetarët dhe bizneset për të investuar në teknologji dhe zgjidhje efikase, duke promovuar stimuj të ndryshëm, shkëmbimin e informacionit dhe praktikat më të mira sektoriale.

Përgjegjësitë dhe detyrat e AEE-së

  • Të përgatisë, të zbatojë dhe të monitorojë politikat dhe programet për përdorimin efiçent të energjisë në sektorët rezidencialë të shërbimeve, të industrisë, të transportit dhe të bujqësisë;
  • Të përgatisë dhe të monitorojë Planin Kombëtar të Veprimit për Efiçencën e Energjisë;
  • T’i paraqesë, çdo vit, ministrit një raport të hollësishëm lidhur me zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçencën e Energjisë;
  • Të bashkëpunojë me autoritetet qendrore dhe vendore, shoqëritë që operojnë në objektet industriale dhe organizatat e ndryshme jofitimprurëse për krijimin dhe përditësimin e bazës së nevojshme të të dhënave të energjisë, përfshirë llogaritjen e treguesve të efiçencës së energjisë, si dhe për zbatimin e masave për nxitjen e efiçencës së energjisë;
  • Të përgatisë dhe t’i propozojë ministrit aktet e nevojshme nënligjore për nxitjen e efiçencës së energjisë, siç parashikohet në ligjin për efiçencën e energjisë dhe në ligjin për performancën e energjisë në ndërtesa;
  • Të përgatisë standardet, normat dhe rregulloret teknike, me qëllim rritjen e efiçencës së energjisë së pajisjeve, aparaturave dhe makinerive që përdoren për prodhimin, transportin, shpërndarjen dhe konsumin e energjisë në sektorët rezidencialë të shërbimeve, të industrisë, të transportit e të bujqësisë;
  • Të lidhë marrëveshje vullnetare
  • Të bashkëpunojë me institucionet dhe organizatat vendase e ndërkombëtare, me qëllim përdorimin me efiçencë të energjisë dhe reduktimin e ndikimit negativ në mjedis;
  • Të këshillojë autoritetet e administratës publike vendore, administratorët e ndërtesave publike dhe atyre me destinacion banimi për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të efiçencës së energjisë;
  • Të bashkëpunojë me organet akredituese për marrjen e informacionit për rezultatet e testeve dhe të matjeve, për përmbushjen e standardeve kombëtare të efiçencës së energjisë;
  • Të zhvillojë dhe të koordinojë programet e trajnimit;
  • Të këshillojë konsumatorët fundorë për programet e efiçencës së energjisë, të ndërmarra prej tyre;
  • Të mbështesë dhe të këshillojë kryerjen e fushatave të ndërgjegjësimit publik dhe veprimtarive të tjera edukative, lidhur me nxitjen e efiçencës dhe kursimit të energjisë;
  • Të verifikojë, në rast se e çmon të nevojshme, saktësinë e të dhënave të raporteve të hartuara nga një auditues energjetik;
  • Të mbikëqyrë dhe të verifikojë, në rast se e çmon të nevojshme ose në rast se identifikohen parregullsi, saktësinë e të dhënave të raporteve të hartuara nga një auditues energjetik;
  • Të mbledhë dhe të administrojë të dhëna të monitorimit;
  • Të mbajë dhe të përditësojë bazën e të dhënave me regjistrin e audituesve të energjisë, të kompanive të shërbimit të energjisë, kopje të certifikatave të energjisë, të raporteve të auditimit, të raporteve të verifikimit, bilance të konsumit të energjisë të ardhura nga deklarimi i konsumatorëve të mëdhenj;
  • Të kryejë aktivitete të tjera me interes publik, në bazë të dispozitave ligjore dhe të akteve të tjera ligjore në fuqi;
  • Të vendosë masa administrative, sipas ligjit për efiçencën e energjisë dhe ligjit për performancën e energjisë në ndërtesa;
  • Të lajmërojë organet shtetërore kompetente, në rastet kur vërehen shkelje administrative, veprime apo mosveprime në kundërshtim me ligjin, duke u propozuar organeve përkatëse marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës, si dhe përgatitjen e kallëzimit penal për veprat penale të vëna re gjatë ushtrimit të kontrollit dhe paraqitjen e tyre pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi;

Po kërkoni një konsulent të planit të biznesit të klasit të parë?